Si pasojë e lëndimeve të rënda, më 2 korrik, këmbësori që ishte goditur nga një veturë më 23 qershor në Pejë, humbi jetën.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci bëri të ditur se i ndjeri është D.G., 39-vjeçar nga Peja, transmeton Klankosova.tv.
“Për të njëjtin raportohet se kishte edhe probleme të shëndetit mendor”, u shpreh Daci.
Policia ka njoftuar lidhur me rastin e trishtë, ndërsa nuk ka pasur raportime nëse është arrestuar shoferi i veturës.



