Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës qytetin e Prizrenit, ku një grua 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj. Rasti po hetohet nga organet kompetente, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është A.P, 54 vjeçare.
Sipas informacioneve të para, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugën “Turgut Ozal”, në kompleksin “Fat Group 3”, ndodhej një person pa shenja jete.
Njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e 54-vjeçares.
Sipas dyshimeve fillestare, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banjën e banesës. Ajo është gjetur nga bashkëshorti i saj, i cili kishte tentuar ta ndihmonte duke e zbritur dhe vendosur në dhomën e ndenjës, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe njësitë rajonale të hetimeve, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



