Camavingas nuk i bëjnë përshtypje ofertat

E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madridi është vënë në pikëpyetje, pasi mesfushori francez nuk konsiderohet më i paprekshëm dhe drejtuesit madrilenë janë të gatshëm ta shesin nëse marrin një ofertë rreth 80 milionë euro.

Sipas raportimeve në mediat spanjolle dhe franceze, disa klube të Premier League kanë shfaqur interesim konkret për 23-vjeçarin, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, vetë Camavinga dëshiron të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, ndaj largimi i tij gjatë kësaj vere nuk pritet të jetë i lehtë.

Latest news
Related news