Trump përgëzon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq të Balogun: Ishte një padrejtësi e madhe

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë një lajm të madh para përballjes ndaj Belgjikës në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës 2026, pasi FIFA ka anuluar kartonin e kuq të Folarin Balogunit, duke i mundësuar sulmuesit të luajë në ndeshjen vendimtare.

Balogun ishte përjashtuar me karton të kuq në sfidën ndaj Bosnjë e Hercegovinës, vendim që fillimisht nënkuptonte pezullimin e tij automatik për ndeshjen e radhës.

Sipas raportimeve, FIFA e ka konsideruar ndëshkimin si të gabuar dhe, përveç anulimit të pezullimit të lojtarit, ka vendosur ta pezullojë për një vit arbitrin që drejtoi atë takim, transmeton Klankosova.tv.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përmes një postimi në platformën e tij Truth Social falënderoi FIFA-n.

“Faleminderit FIFA që bëtë gjënë e duhur dhe përmbysët një padrejtësi të madhe”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan njihet për marrëdhëniet e afërta me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Sipas raportimeve, dyshja pritet të jetë e pranishme edhe në ceremoninë e finales së Botërorit 2026, ku do t’ia dorëzojnë trofeun ekipit fitues.

Latest news
Related news