Irlanda zgjedh presidentin e ri, sondazhet tregojnë fitore për kandidaten pro-palestineze

Zgjedhjet presidenciale në Irlandë po shkojnë drejt një fitoreje të mundshme për kandidaten e pavarur me prirje të majta, Catherine Connolly, sipas sondazheve të fundit të publikuara të premten.

Fushata e saj është tronditur në momentet e fundit nga një video “deepfake”, e cila e paraqiste rrejshëm sikur ajo po tërhiqej nga gara, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Votimi përfundon në orën 22:00 sipas orës lokale, ndërsa rezultatet pritet të shpallen mbrëmjen e së shtunës.

Connolly, 68 vjeçe, përballet me Heather Humphreys nga partia qendër e djathtë Fine Gael, në një garë për postin kryesisht ceremonial të presidentit, një rol që ka fituar peshë gjatë mandatit të presidentit aktual Michael D. Higgins.

Connolly, e mbështetur nga parti të majta përfshirë Sinn Fein, ka fituar popullaritet të gjerë veçanërisht mes të rinjve. Ajo ka shprehur hapur qëndrime pro-palestineze, është zotuar për drejtësi sociale, ka kritikuar “militarizimin në rritje” të Bashkimit Evropian dhe ka deklaruar se bashkimi i Irlandës me Irlandën e Veriut është “i pashmangshëm”.

Ajo doli si favorite pas tërheqjes nga gara të kandidatit të Fianna Fail, Jim Gavin, i cili u përfshi në një skandal pagesash qiraje. Megjithëse emri i tij mbetet ende në fletën e votimit, gara tashmë shihet gjerësisht si një duel midis Connolly dhe Humphreys.

The post Irlanda zgjedh presidentin e ri, sondazhet tregojnë fitore për kandidaten pro-palestineze appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news