Një grua nga Lipjani ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ish-bashkëshorti i saj nuk po e linte të qetë në raportin e ri që kishte nisur.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 25 prill 2025, rreth orës 18:40, në Stacionin Policor Lipjan është paraqitur ankuesja E.G. (rreth 29-vjeçare), e cila ka deklaruar se, teksa ndodhej në banesën e saj me të dashurin L.D. (rreth 27-vjeçar), kishte ardhur ish-bashkëshorti Sh.A. (rreth 44-vjeçar).
Sipas saj, i dyshuari e ka ofenduar me fjalë fyese, duke krijuar shqetësim dhe tension.
I dyshuari Sh.A. është shoqeruar e intervistuar në stacionin policor dhe ka mohuar ofendimet, duke pretenduar se kishte dashur vetëm të dinte se kush ishte personi me ish-gruan e tij.
Po ashtu, në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe i dashuri i denoncueses, L.D, i cili nuk ka shprehur ndonjë shqetësim dhe nuk pa parashtruar kërkesë për ndjekje penale, duke mos e konsideruar incidentin si serioz.
Lidhur me rastin, në konsultim me Prokurorinë, është iniciuar hetimi për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



