Mesfushori senegalez Ibrahima Mbaye pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, pasi e ardhmja e tij tashmë ka hyrë në një fazë vendimtare. Sipas raportimeve, menaxheri i njohur Jorge Mendes ka marrë në dorë përfaqësimin e lojtarit dhe po punon për të finalizuar transferimin e tij në një klub të ri.
Interesimi për Mbaye është i madh, me disa klube nga Premier League dhe Bundesliga që kanë shprehur gatishmërinë për ta afruar në këtë merkato. Lëvizjet rreth mesfushorit janë intensifikuar ditët e fundit, ndërsa palët po shqyrtojnë opsionet më të mira për vazhdimin e karrierës së tij.
PSG është e gatshme ta lejojë largimin e 17-vjeçarit këtë verë, ndërsa pritet që në javët e ardhshme të ketë zhvillime konkrete për destinacionin e tij të ri. Me Jorge Mendes në krye të negociatave, transferimi i Mbaye mund të marrë shpejt drejtim përfundimtar.



