Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1998-të do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka shkaktuar reagime të forta në Bashkimin Evropian.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, e ka cilësuar deklaratën si të turpshme dhe paralajmëroi se ajo dëmton seriozisht besimin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një reagimi në platformën X, Terras citoi deklaratën e ministres serbe:
“Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”
Lidhur me reagimin ndaj kësaj deklarate, ai theksoi:
“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
Ndërkohë, deklarata e Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami.
Sipas Bajramit, deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe cenon rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Bajrami.
A disgraceful statement by a serving
minister, Snežana Paunović:
“If I had been in Milošević’s place in 1998, I would have ethnically cleansed Kosovo.”
That really destroys trust in the EU-facilitated dialogue.@eu_enlargement_ @kosovo @EPPGroup pic.twitter.com/nKHv63obCF
— Riho Terras (@RihoTerras) July 16, 2026



minister, Snežana Paunović: