Ish-infermierja Shahe Loshi ka nevojë për ndihmë për të vazhduar trajtimin në Turqi për kancer të gjirit

Ish-infermierja Shahe Loshi, e cila e ka ndarë historinë e saj të prekjes me kancer të gjirit në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për të vazhduar trajtimin e saj të mëtutjeshëm në shtetin e Turqisë.

Për Klankosova.tv, Loshi ka deklaruar se për shkak të mungesës së trajtimeve të avancuara në Kosovë, është detyruar trajtimin ta vazhdojë në Turqi.

“Jam duke marrë një terapi shumë të veçantë me ilaçin Enhertu, që është e vetmja terapi që po më jep efekt, pasi kimioterapitë standarde nuk kanë funksionuar”, ka thënë Loshi për Klankosova.tv.

E njëjta ka pohuar se çdo dozë e kësaj terapie kushton 3,500 euro dhe jepet çdo tri javë, pa llogaritur kostot e udhëtimit, akomodimit dhe analizave të vazhdueshme.

Loshi u shpreh se deri më tani i ka përfunduar 8 seanca, ndërsa sipas mjekut është e paraparë që të kryhen edhe 17 të tjera në mënyrë që kimioterapia të ketë efektin e duhur.

Për Klankosova.tv, Loshi pohoi se për këtë terapi nuk ka asnjë mbështetje institucionale.

“Ministria e Shëndetësisë nuk po më ndihmon për këtë terapi, ndonëse për 20 vjet kam punuar si infermiere”, tha Loshi.

Qytetarja nga Peja bashkë me familjarët e saj ka të hapura xhirollogari dhe një “GoFundMe”, për të gjithë ju që dëshironi t’i dilni në ndihmë.

Më poshtë i keni të gjitha të dhënat që iu nevojiten për të ndihmuar infermieren Shahe Loshi:

Këtu mund të klikoni për “Gofundme”

Banka: NLB
Nr. i Llogarisë: 1706003412114547
SwiftCode: NLPR XK PR
XK051706003412114547
Nr kontakti: +383 48 285 656. /Klankosova.tv

The post Ish-infermierja Shahe Loshi ka nevojë për ndihmë për të vazhduar trajtimin në Turqi për kancer të gjirit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news