Ish-lojtari i Real Madrid pëson sulm në tru

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Everton, Royston Drenthe, është shtruar në spital pas një sulmi në tru.

Gjendja e tij u njoftua nga FC de Rebellen, një agjenci që përfaqëson ish-futbollistë, duke konfirmuar se Drenthe, 38 vjeç, është shtruar në spital të premten e kaluar, transmeton klankosova.tv.

Ata shtuan se ai po merr kujdes të mirë dhe është në duar të sigurta, duke shpresuar për një rikuperim të shpejtë.

Drenthe ka luajtur për klube të njohura si Feyenoord, Real Madrid, Everton, Reading dhe Sheffield Wednesday gjatë karrierës së tij.

Everton ka shprehur dëshirën për shërim të shpejtë për ish-lojtarin e tij.

The post Ish-lojtari i Real Madrid pëson sulm në tru appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news