Ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin, pranon fajësinë për 4 vepra penaleSinjali

Gazetari Lirim Mehmetaj gjatë ditës së sotme ka publikuar dokumentin që dëshmon se si ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha ka pranuar fajësinë për 4 vepra penale lidhur me keqpërdorimet në KEK, raporton Sinjali.

“Kjo është marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për kryerën e veprave penale në Korporatën Energjetik të Kosovës”, ka shkruar Mehmetaj.

Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare. Tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S. A”.

Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt:

Marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për veprat penale në KEK – Dragusha ishte ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit

Kjo është marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për kryerën e veprave penale në Korporatën Energjetik të Kosovës.

Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare.

Tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S. A.” në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin Kapital të kalldasë të bllokut A5”.

Siç dihet nga dosja, të gjitha veprimet jo ligjore që i kishte ndërmarrë Dragusha ishin urdhëruar nga vetë Nagip Krasniqi.

Në këtë rast është e përfshirë edhe Dejona Mihaili dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Përveç këtij rasti, bëhet fjalë edhe për tri raste të tjera.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news