Tre tërmete, tri kontinente: Rastësi apo paralajmërim natyror? (VIDEO)

Sizmologu, Shemsi Mustafa i ftuar në emsionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar mbi tërmetet e fundit që goditën Venezuelën dhe Japoninë.

Venezuela u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha infrastrukturore dhe viktima në njerëz, raporton klankosova.tv.

Mustafa tha se tërmetet janë rezultat i kontaktit të pllakave tektonike të Tokë.

“Planeti i Tokës, para miliona vitesh është krijuar që korja e Tokës është e thyer në disa pjesë që ne i quajmë pllaka tektonike. Këto tërmetet që ndodhën kohët e fundit kanë ndodhur pikërisht në kontaktin e këtyre pllakave. Proceset e brendshme gjeologjike endogjene që janë gjithmonë dinamike, faktikisht i shtyjnë këto pllaka të lëvizin duke u liruar energjia në sipërfaqe dhe kjo shkakton tërmete”, tha ai.

 

Latest news
Related news