Ja çka do të thotë të fitosh trofe, rreth 300 mijë tifozë të Newcastle u mblodhën për të festuar triumfin në EFL Cup – Indeksonline.net

Newcastle United më në fund ka arritur të thejë ecurinë 70 vjeçare pa trofe.

“Laraskat”, arritën të fitojnë EFL Cup ku mposhtën në finale Liverpoolin me rezultat 2-0 në “Wembley”.

Rreth 300 mijë tifozë dolën në rrugët e qytetit për të festuar këtë moment historik për klubin e tyre.

Me fitimin e këtij trofeu, Newcastle ka siguruar kualifikimin në Evropë, më saktësisht në Conference League, mirëpo mund të ndryshojë çdo gjë në rast të pozitës së tyre në Premier League./IndeksOnline/

Latest news
Related news