”Janë rritë pa m’pa”, Ramosaj emocionon kur flet për fëmijët dhe angazhimin e tij në punë

Kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shfaq më ndryshe në një intervistë në “Weekend” të Klan Kosovës.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Vlorën, çifti foli për jetën e tyre personale, dhe sa si ndikon jeta politike tek ta, transmeton Klankosova.tv.

Bashkim Ramosaj shprehu një dëshirë, që fëmijët e tij t’i rikthente edhe një herë si foshnje, pasi sipas tij, ai mungoi në momentet më të veçanta të jetës së tyre.

“I bjen pishman për disa gjëra. Kisha pas qejf që fëmijët e mi me i bë të vegjël edhe një herë, bebe. Thjesht janë rrit pa më pa, dhe unë nuk i kam jetuar momentet e tyre. Për një kohë të gjatë kur kam shkuar i kam gjetur fjet, kur jam çu, i kam lënë fjet prapë”, u shpreh ai.

Mes tjerash, ai falënderoi gruan e tij, për kujdesin që ka dhënë ndaj fëmijëve.

“Unë e falënderoj që është kujdesur më shumë, të gjitha nënat kujdesen, por ajo i ka jep zor më shumë”, tha tutje kryetari i Deçanit.

The post ”Janë rritë pa m’pa”, Ramosaj emocionon kur flet për fëmijët dhe angazhimin e tij në punë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news