Japonia ka për herë të parë një grua si kryeministre: Sanae Takaichi fiton zgjedhjet

Sanae Takaichi u bë kryeministrja e parë femër në Japoni, duke shënuar një moment historik atje.

Ajo fitoi zgjedhjet e parlamentit të martën, duke marrë 237 vota, përballë kundërshtarit Yoshihiko Noda me 149 vota, transmeton klankosova.tv.

Fitorja e saj erdhi pas një marrëveshjeje koalicioni me Partinë e Inovacionit të Japonisë (JIP), që e bëri atë të pakundërshtueshme.

Pas fitores, Takaichi nisi menjëherë formimin e kabinetit të saj, megjithëse asnjë ligjvënës nga JIP nuk do të jetë pjesë e tij.

The post Japonia ka për herë të parë një grua si kryeministre: Sanae Takaichi fiton zgjedhjet appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news