Java e 26-të e Superligës vjen me super-derbin e Gjilanit

Pas përfundimit të garave të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e xhiros së 26-të.

Ndeshja e hapëse e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot ku do të ballafaqohen Drita dhe Gjilani në derbin e madh të qytetit të Gjilanit.

Drita hyn në këtë derbi në pozicion komod, pasi mund të thuhet se veçse e ka rrëmbyer titullin e këtij edicioni. Skuadra ka krijuar distancë prej 11 pikëve nga vendi i dytë Ballkani.

Nga ana tjetër, Gjilani që e nisi shumë dobët sezonin, tashmë ka ri-gjetur formën dhe momentalisht ka 35 pikë në vendin e katërt dhe synon së paku pozitën e tretë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan (te rrethi), ndërsa transmetohet direkt në kanalin sportiv Sport1 të platformës Artmotion. /Klankosova.tv

The post Java e 26-të e Superligës vjen me super-derbin e Gjilanit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news