Java e Filmit në Suharekë kujton Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin

Në kuadër të Javës së Filmit në Suharekë, sonte shfaqet filmi “10 MINUTA” në kujtim të dy ikonave të mëdha të artit shqiptar, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci.

Me skenar dhe regji nga Burim Haliti, historia e këtij filmi ndjek një gjakmarrje që ka vazhduar brez pas brezi, duke u kthyer në mënyrë jetese për një familje. Beqa, një nga personazhet kryesorë, ndjek të njëjtën rrugë si paraardhësit e tij, i bindur se po mbron nderin dhe traditën. Por gjithçka përfundon në tragjedi dhe vetëm atëherë ai kupton se për breza të tërë kanë qenë të mbyllur në një rreth urrejtjeje e gabimesh që nuk sollën as drejtësi, as paqe.

Filmi shfaqet në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë, duke filluar nga ora 19:00. /Klankosova.tv

The post Java e Filmit në Suharekë kujton Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news