Justin Bieber, Madonna, Shakira dhe BTS do ta “kallin” finalen e madhe të Botërorit

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, do të jetë bashkëkryesues i spektaklit muzikor në finalen e Kupës së Botës në futboll më 19 korrik, ka bërë të ditur FIFA të mërkurën.

Bieber do t’i bashkohet një liste të artistëve të njohur ndërkombëtarë, ku tashmë janë konfirmuar edhe Madonna, Shakira dhe BTS.

Spektakli 11-minutësh do të jetë performanca e parë muzikore në pushimin e një finaleje të Kupës së Botës, sipas njoftimit të federatës botërore të futbollit.

Organizatorët pritet të sjellin një shfaqje madhështore para miliona tifozëve në mbarë botën, duke e kthyer finalen e turneut më të madh të futbollit në një ngjarje të madhe sportive dhe argëtuese.

Latest news
Related news