Një lajm i trishtë ka prekur ditën e sotme familjen e aktorit të njohur të humorit dhe ish-banorit të BBVK-së, Rezart Veleshnja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori ka bërë të ditur lajmin se babai i tij është ndarë nga jeta, transmeton Klankosova.tv.
“Ishe babai më i mirë në botë, më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ja bëj! Ma thave zemrën… Zoti do të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.



