Policia interviston një person në Deçan, postoi fotografi me armë zjarri në dorë

Një person në Bjeshkët e Baballoqit në Deçan ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, me armë në dorë.

I njëjti është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.

“Pas pranimit të një informate se i dyshuari mashkull kosovar, përmes rrjeteve sociale kishte postuar fotografi me armë  zjarri në dorë, më 08.07.2026 i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Latest news
Related news