Thiago Motta është shumë afër shkarkimit të tij nga Juventusi.
Kjo vjen pas rezultateve të dobëta të skuadrës së tij, ku tashmë janë eliminuar nga të gjitha garat.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi pritet të emërojë trajnerin kroat, Igor Tudor si zëvëndësues të italo-brazilianit.
🚨⚪️⚫️ Juventus keep working on plan to sack Thiago Motta with Igor Tudor as main candidate to replace him, as reported two days ago.
Tudor has already agreed to become new head coach on a contract until June plus option to extend until 2026.
Motta’s project, closer to the end. pic.twitter.com/ggHWFmolZz
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 22, 2025
Për Tudor, Juve do të ishte skuadra e tij e katërt që do të menaxhojë pasi më parë ishte trajner i Udineses, Hellas Veronës dhe së fundi ishte te Lazio.
Juventusi, gjendet në pozitën e 5-të në Serie A dhe ka gjithsej 52 pikë, një më pak se Bologna në vendin e 4-të./IndeksOnline/

