Kaka’ e pëlqen topin me të cilin do të luhen ndeshjet e Championsit këtë sezon

UEFA ka zbuluar topin me të cilin do të zhvillohen ndeshjet e këtij edicioni në Champions League.

Edhe këtë herë si gjithmonë, topi ka si kryefjalë yjet e logos së Champions, teksa është i prodhuar nga marka gjigante, Adidas.

Në një video të publikuar së fundmi në instagram, bashkë me topin shihet edhe legjenda e Milanos dhe Brazilit, Leitte Kaka.

“Ngjyra të bukura, teknologji e mirë, është i mrekullueshëm”, tha ndër të tjera ish-fituesi i Topit të Artë.

The post Kaka’ e pëlqen topin me të cilin do të luhen ndeshjet e Championsit këtë sezon appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news