Kanadaja ka arritur vonë një barazim ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës.
Jovo Lukiq gëzoi ballkanasit duke i kaluar në avantazh në minutën e 21-të dhe ashtu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, nikoqirët e Botërorit gjetën golin përmes Cyle Larinit, 12 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Takimin e radhës, Kanadaja e ka kundër Katarit, ndërsa Bosnja kundër Zvicrës së Granit Xhakës.



