Napoli sivjet u shpall kampion i Serie A, për herën e katërt në histori.
Pjesë e rëndësishme e këtij suksesi ishte edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani.
Rrahmani foli ekskluzivisht në emisionin Sports Show në Klan Kosova rreth rrugëimit dhe sakrificës për të arritur deri tek titulli.
“Është shumë e vështirë se është shumë gjatë. Janë 11 muaj të një viti që ti përgatitesh. Çdo ditë duhet të zgjohesh në mëngjes e të shkosh në stërvitje, ta japësh maksimumin“, deklaroi ai në Klan Kosova. Nëse ti shkon në stërvitje vetëm sa për ta kryer stërvitjen e të kthehesh në shtëpi, atëherë në fund nuk do të mundesh ta çosh kupën“, tha ai në Klan Kosova.
The post Kapiteni Rrahmani flet rreth sakrificave për t’u bërë kampion (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

