Ndeshjet e fundit të ditës në Kupën e Botës 2026 nuk prodhuan fitues, me Arabinë Saudite dhe Uruguajin që barazuan 1-1, ndërsa Irani dhe Zelanda e Re zhvilluan një duel spektakolar që përfundoi 2-2, transmeton Klankosova.tv.
Në përballjen e Grupit H, Arabia Saudite kaloi në epërsi në minutën e 41-të me golin e Abdulelah Al Amri, ndërsa Uruguaji shmangu humbjen falë Maxi Araujo, i cili barazoi në minutën e 80-të.
Ndërkohë, në Grupin G, Zelanda e Re ishte dy herë në avantazh falë dygolëshit së Elijah Just (7′ dhe 54′), por Irani reagoi në të dy rastet me golat e Ramin Rezaeian (32′) dhe Mohammad Mohebi (64′), duke siguruar një pikë në ndeshjen e parë të Botërorit.

