Kelmendi i shqetësuar me diskursin e Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë

Gazetari i njohur, Adritatik Kelmendi, ka reaguar rreth deklaratës së Donika Gërvallës, e cila së fundmi e ka quajtur kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, gjeneral të vetëshpallur.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kelmendi thotë se “argumentet” e Gërvallës, janë argumente të Serbisë.

Gazetari thekson se vetëm Serbia deri tash e ka quajtur UÇK-në të rreme, të rremë ushtarët dhe gjeneralët e saj, të rreme kauzën për liri, të rreme kauzën për shtet.

“Si doli një ministre e Kosovës, si Gërvalla, me argumentet e njëjta? Të Serbisë?”, shkruan Kelmendi, njofton Klankosova.tv.

“Mos harroni, “argumentet” e Donikës janë argumente të Serbisë. Ajo është e rrezikshme dhe me prapavijë djallëzore. Lexojeni me kujdes. Kur Donika Gërvalla Shfarc e quan Ramush Haradinajn gjeneral i vetëshpallur, pra i rremë, kjo i bie se edhe UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, e rreme. Nëse UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, pra e rreme, atëherë edhe kauza e saj për çlirim i bie e rreme. Nëse kauza për liri ka qenë e rreme, atëherë edhe shtetësia e Kosovës del të jetë e rreme. Për më shumë, kur quhet e rreme përpjekja e një familjeje si kjo e Ramushit dhe Dautit, që e ka marrë barrën e organizimit të luftës në Dukagjin – që kanë Luanin të vrarë në kufi duke bartë armë dhe Shkëlzenin në front me Serbinë – atëherë ti je duke u shërbyer me argumentet e Serbisë. Vetëm Serbia deri tash e ka quajtur të rreme UÇK-në, të rremë ushtarët dhe gjeneralët e saj, të rreme kauzën për liri, të rreme kauzën për shtet. Si doli një ministre e Kosovës, si Gërvalla, me argumentet e njëjta? Të Serbisë?”, thotë gazetari.

Më tej, ai shtroi pyetje se si u bë që dikush si ajo, pra Gërvalla, të instalohet si ministre e Jashtme e shtetit, pa verifikime personale dhe e cila as flamujt nuk i njeh.

“A është koha që të shikohet se cila është agjenda e vërtetë e këtyre njerëzve? Si u bë që dikush si ajo, duke u thirrë në prindër, pa verifikime personale, e cila as flamujt nuk i njeh, të instalohet si ministre e Jashtme e shtetit? Si u bë që është e vetmja ministre e Jashtme, gjatë mandatit të së cilës nuk ndodhi bash asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim serioz i Kosovës? Si ndodhi që Kosova gjatë mandatit të Gërvalla Shfarcit është nën sanksione?! Kjo është tepër, tepër e dyshimtë”, përfundon postimi i gazetarit, njofton Klankosova.tv.

The post Kelmendi i shqetësuar me diskursin e Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news