Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në Thailand International Choral Festival, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës korale botërore, që mbahet në Bangkok, nga 31 gushti deri më 5 shtator.
Dirigjenti i korit “Siparantum”, Memli Krasniqi thotë se ky rrugëtim i tyre, është histori suksesi, transmeton Klankosova.tv.
“Tajlanda është diçka që kemi pu8nuar shumë, më vjen keq që 15 anëtarë të korit i kemi reduktuar, për shkak të buxhetit. Mezi kemi arritur të realizojmë këtë projekt”, tha Kelmendi.
Ai tregon se garën e kanë përfunduar, derisa janë ende në pritje të rezultateve.
Tajlanda është shteti i 19-të ku “Siparantum” ka performuar, ndërkohë që sipas Interkultur, renditet në mesin e Top 20 ansambleve vokale më të mira në botë, me 19 çmime ndërkombëtare të fituara deri më sot.
The post Kelmendi i “Siparantum” thotë se rrugëtimi i tyre në Tajlandë është histori suksesi appeared first on Klan Kosova.

