Kelmendi: Mbrëmë mbi 20 avionë privatë erdhën në Prishtinë, Ademi: Ishin krejt miliarderët turq (VIDEO)

Autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka ndarë një informacion për numrin e madh të personave që kanë ardhur në Prishtinë për të parë nga afër finalen e playoffit për Kupën e Botës.

Ai ka thënë se për ndeshjen Kosovë-Turqi ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm dhe sipas tij, mbi 20 avionë privatë kanë ateruar vetëm gjatë së martës në Prishtinë.

“Ja po e jap edhe një informacion tjetër që në Aeroportin e Prishtinës, mbrëmë kanë ardhur mbi 20 avionë privatë për ta përcjellë ndeshjen. Më së tepërmi ndonjëherë nga Turqia.”, ka thënë Kelmendi.

Derisa, edhe panelistët e tjerë kanë shtuar se kanë qenë kryesisht njerëz të fuqishëm dhe të pasur të Turqisë që kanë ardhur në Prishtinë.

“Krejt miliarderët e Turqisë mbrëmë kanë qenë këtu”, ka thënë aktori Fisnik Ademi. /Klankosova.tv

Latest news
Related news