Maliqi: Ramush Haradinaj kandidati ideal për president të vendit (VIDEO)

Opinisionistja Afërdita Maliqi, ka deklaruar në Rubikon të Klan Kosovës, se Ramush Haradinaj do të ishte kandidati ideal për president të vendit, nëse paraprakisht do të mund të bëhet një marrëveshje e përbashkët mes të gjitha partive politike.

Maliqi tha se Aleanca ka mbajtur një qëndrim të pandryshuar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke përjashtuar mundësinë e një koalicioni me këtë parti.

“AAK-ja ka qenë kosistente vazhdimisht në këtë situatë edhe në zgjedhjet e kaluara. AAK e ka pasur qëndrimin se nuk hyn në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të arsyeve të cilat i ka dhënë Ramush Haradinaj. Sa i përket çështjes së presidentit në një rrethanë të tillë Ramush Haradinaj do të ishte ideal si kandidat për president të vendit”. Por duke e pasur parasysh se cila është partia që ka fituar më së shumti vota, dhe cila është fuiqia e Aleancës, e shoh shumë të pamundur këtë”, tha Maliqi nw Rubikon.

Sipas Maliqit, një nga arsyet kryesore që e bën të vështirë një marrëveshje mes AAK-së dhe LVV-së janë përplasjet e vazhdueshme politike mes Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit.

“Ramush Haradinaj ka qenë shumë i ashpër ndaj Albin Kurtit dhe nuk ka pasur asnjë moment që t’i ndryshojë deklaratat e tij. Ai ka thënë se Kurti është person i rrezikshëm dhe se Kosova po fundoset për shkak të keqqeverisjes së tij. Madje, pashë që edhe Albulena Nagavci ia ripërsëriti këto deklarata kur u pyet nga gazetarët. Pra, Lëvizja Vetëvendosje nuk ia fal Haradinajt këto deklarata”, u shpreh Maliqi më tej. /Klankosova.tv

Latest news
Related news