Kërkesa e ZRRE-së për të ndryshuar datat e remontit bie në vesh të shurdhër, KEK thotë se interventimet do të vazhdojnë sipas planit.Megjithë sugjerimin e ZRRE-së për të shtyrë punimet e planifikuara të KEK-ut për rinovimin e blloqeve, nuk pritet të merret parasyshë.
Korporata Energjetike e Kosovës konfirmon se interventimet do të vazhdojnë sipas planit, transmeton lajmi.net.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka theksuar se çdo vonesë mund të rrezikojë operimin afatgjatë të kapaciteteve prodhuese dhe se vendimet nuk duhet të bazohen vetëm në situatën e përkohshme.Vonesa apo moszbatimi i planit do të cenonte seriozisht sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit energjetik. Qasja jonë është investim në stabilitet, siguri teknike dhe performancë afatgjatë, jo vetëm rehati momentale,” tha Bucolli për RTV 21.



