Kërkimet për Florijan Tabakun kanë nisur sërish me kërkesë të familjes dhe të Policisë së Kosovës

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja e Shqipërisë, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur më 20 tetor në Kosovë.

Në një njoftim, shoqata thekson se operacionin e kërkim-shpëtimit e kanë realizuar në bashkëpunim me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional”, thuhet në njoftim.

Klan Kosova.tv ka kontaktuar ShKKSh-në për rastin në fjalë, ku u pohua se operacioni i kërkim-shpëtimit ka ardhur pas kërkesës së familjes së Tabakut dhe Policisë së Kosovës.

Nga kjo shoqatë theksohet se për sot i kanë ndërprerë kërkimet për shkak se në zonën ku janë duke proceduar ka mina dhe mund të paraqesë rrezik.

Vëllai i tij i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij të mërkurën.

“Më ka humbur vëllai, ka 3 ditë. Është më aftësi të kufizuara”, tha vëllai i Florjanit.

Kushdo që ka informacione për 26-vjeçarin i cili ka humbur në kufirin mes Shqipërsë dhe Kosovës, mund të kontaktoni në këta numra: +355 69 393 8983 ose +355 68 340 7951.

I riu që humbi mes kufirit Kosovë-Shqipëri ende në kërkim, dyshohet se u pa duke hipur në autobus

 

The post Kërkimet për Florijan Tabakun kanë nisur sërish me kërkesë të familjes dhe të Policisë së Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news