Kërkohej nga Italia për vrasje, policia në Shqipëri e kap Renald Gjinin

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Renald Gjini nga Vlora është kapur dje në kuadër të operacionit të koduar “Il Obiettivo”.

I njëjti është i dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonja të Italisë më 12 vjet e 10 muaj burgim për vrasje dhe për mbajtje të armëve pa leje.

Në njoftimin e policisë thuhet se 45-vjeçari shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

“Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit: Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.

PSh shton se Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim të ngushtë për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.

The post Kërkohej nga Italia për vrasje, policia në Shqipëri e kap Renald Gjinin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news