Përmbytjet sjellin makthin në Kinë, rreth 900 gjarpërinj nëpër rrugë

Përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Maysak kanë sjellë një situatë të pazakontë dhe alarmante në qytetin Hengzhou, në jug të Kinës, ku rreth 900 gjarpërinj, shumë prej tyre helmues, janë liruar pas vërshimeve.

Sipas mediave shtetërore kineze, tajfuni ka shkaktuar deri më tani 39 viktima.

Një grua humbi jetën pasi u kafshua nga një gjarpër, që dyshohet të ketë qenë kobra, e cila besohet se kishte ikur nga një fermë për rritjen e zvarranikëve e përmbytur nga ujërat.

Po ashtu, janë raportuar edhe disa raste të tjera të kafshimeve nga gjarpërinjtë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Banorët kanë publikuar pamje në rrjetet sociale ku shihen gjarpërinjtë duke notuar nëpër rrugët e mbuluara nga uji, duke rritur frikën mes qytetarëve.

Fillimisht autoritetet kineze e minimizuan rrezikun, por tashmë kanë lëshuar paralajmërime për banorët që të shmangin kontaktin me gjarpërinjtë.

Ndërkohë, janë angazhuar ekipe për kapjen e tyre, janë shtuar rezervat e antidotit kundër helmimit dhe spitalet janë vënë në gatishmëri për të përballuar rastet e mundshme të kafshimeve.

Latest news
Related news