Mëngjes i qetë në kufi – pritje minimale në hyrje dhe dalje

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten të qeta mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve dhe me pritje të shkurtra.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 07:31, pritjet në hyrje dhe dalje të vendit variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Po ashtu, Qendra bën të ditur se në asnjërën prej pikave kufitare nuk janë regjistruar kolona të automjeteve./Klankosova.tv

Latest news
Related news