Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të enjten mbrëma me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një darkë pune pas takimeve të saj me udhëheqësit e partive politike në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane si dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen tërësisht dhe kërkoi që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat, duke e cilësuar vendin si demokracinë më të avancuar në rajon.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti nënvizoi nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ai kërkoi që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe përsëriti kërkesën që kryeterroristi Millan Radoiçiq t’i dorëzohet drejtësisë në Kosovë, duke përmendur aktakuzën 160 faqëshe të ngritur nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.
Kurti gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti serb, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian për veprime konkrete në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

