Tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Viktimat ishin brenda kur u shemb pllaka e këtij objekti i cili i zuri përfundi, njofton Klankosova.tv
Se si erdhi deri tek ngjarja tragjike ende nuk dihet, por ajo çka dihet deri më tani është se ky objekt kishte qenë i vjetër.
Një ekip i Klan Kosovës ka shkuar për të raportuar nga vendi i ngjarjes.
Kështu duket sot vendi ku u shemb ky objekt, i cili dikur kishte shërbyer si shitore që tre fëmijëve ua mori jetën.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>




