Protesta në Beograd, Ambasada e ShBA-së u bën thirrje qytetarëve të shmangin turmat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për grumbullime të mëdha dhe vështirësi në qarkullim gjatë së shtunës në Beograd.

Sipas njoftimit, mbështetësit proqeveritarë do të mbajnë një tubim para parlamentit serb, që nis në orën 18:00 si dhe gjatë gjithë ditës priten edhe tubime në qendër të kryeqytetit serb.

Ambasada thekson se për shkak të numrit të madh të autobusëve dhe pjesëmarrësve, priten bllokime të trafikut, mbyllje të përkohshme të rrugëve dhe vonesa në transportin publik.

Në njoftim, qytetarëve u rekomandohet të shmangin zonën pranë parlamentit serb si dhe të shmangin turmat dhe demonstratat.

Ambasada e ShBA-së u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve./Klankosova.tv

Latest news
Related news