Gazeta Sinjali ka siguruar detajet dhe emrat e personave të përfshirë në një përleshje të dhunshme që ndodhi më 10 maj 2025 në qytetin e Podujevës, ku tre persona mbetën të lënduar nga therja me thikë.
Incidenti ndodhi rreth orës 00:38 në rrugën “19 Qershori”, përballë lokalit “Shisha Zone”, ku situata doli jashtë kontrollit dhe eskaloi në përdorim të armës së ftohtë.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë: Zgjim Llugaliu, 24 vjeçar – i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe mbajtje të paautorizuar të armës, ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurores, Labinot Haziri, 28 vjeçar– i lënduar gjatë përleshjes, Nexhat Haziri, 37 vjeçar– i dyshuar për lëndim të lehtë trupor, intervistuar nga hetuesit.
Herolind Hasani, 26 vjeçar – intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, Edonis Rushiti dhe Arton Haziri – ende nuk janë intervistuar, por dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incident.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Podujevës, ndërsa dy prej tyre janë transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, nën mbikëqyrje policore.
Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar edhe arma e ftohtë (thikë) e cila dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja të këtij rasti që aktualisht është në fazë hetimore.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



