Në një seri hulumtimesh që kanë tronditur opinionin publik, emisioni investigativ “Kiks Kosova” ka zbuluar praktika të rrezikshme dhe të paligjshme në fushën e ndërhyrjeve estetike në Kosovë.
Fokusi i veçantë i këtyre hulumtimeve ka qenë përdorimi i botoksit dhe fillerit në sallone bukurie dhe qendra estetike që operojnë jashtë kuadrit ligjor dhe pa licencë.
Në prill 2025, “Kiks Kosova” publikoi një hulumtim tronditës që zbuloi një sallon bukurie në Prishtinë, ku një doktoreshë injektonte botox dhe filler në vajza të reja gjatë pauzës së saj.
Gazetarja e emisionit u infiltrua si kliente për të dokumentuar procedurat dhe kushtet e pasigurta, duke zbuluar gjithashtu kërcënime nga stafi. Ky hulumtim nxori në pah praktikat e paligjshme dhe të rrezikshme që kryhen pas dyerve të mbyllura të salloneve të bukurisë.
Pasi gazetarja e infiltruar nuk kishte pranuar të bëjë filler, ajo ishte kërcënuar dhe ishte mbyllur në lokal nga pronarja, madje pronarja kishte tentuar ta plaçkiste gazetaren ku i kishte kërkuar diçka jo të zakonshme: “leje unazën”.
Gazetarja arriti të dalë nga aty, vetëm në momentin kur pronarja u paralajmërua për policinë.
Në gusht 2025, një tjetër hulumtim zbuloi qendrën estetike të njohur si “Maj Treatments”, e cila premtonte zvogëlim të hundës me çmimin 400 euro.
Para dhe pas publikimit të hulumtimit, emisioni mori dhjetëra ankesa nga vajza që kishin vizituar këtë qendër dhe kishin përjetuar deformime të fytyrës pas procedurave.
Ky investigim nxori në pah mungesën e profesionalizmit dhe rrezikun e përdorimit të substancave të panjohura, duke alarmuar publikun për praktikat e padëshiruara në industrinë estetike.
Për të tjera hulumtime të kryera nga Kiks Kosova, ndiqeni kronikën në vijim:
The post “Kiks Kosova” ia servon institucioneve hulumtimet për botox dhe filler, por “shteti fle” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



