Kim Kardashian, e cila luan në serialin e ri “All’s Fair “, po i përballon kritikat si një profesioniste dhe fansat e saj po e adhurojnë çdo pjesë të tyre.
Pavarësisht reagimeve negative, traileri i serialit arriti miliona shikime në të gjitha platformat.
“A e keni parë serialin më të lavdëruar të vitit!?!?!? All’s Fair , tani i disponueshëm në Hulu dhe Disney Plus”, shkroi ajo me ironi pranë videove dhe pamjeve të ekranit me komente tallëse.
“All’s Fair” bëri bujë pasi mori një vlerësim prej 0% nga kritikët në Rotten Tomatoes. Raportohet se seriali është recensuar nga të paktën tetë kritikë profesionistë në Rotten Tomatoes deri më tani. /Klankosova.tv
The post Kim Kardashian tallet me kritikat e serialit “All’s Fair” appeared first on Klan Kosova.



