Kjo është e arrestuara për vjedhje në ZveçanSinjali

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në komunën e Zveçanit, ku Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e njërës nga të arrestuarat për këtë rast.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Suada Maliqi, e cila është kapur në flagrancë bashkë me një person tjetër derisa po tentonin të vjedhin mallra në një depo të materialit ndërtimor.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se dyshja u ndalua nga patrulla policore gjatë orëve të mbrëmjes së së premtes, teksa ishin duke ngarkuar materiale të ndryshme në veturë. Pas ndërhyrjes së policisë, të dy janë shoqëruar në stacion për procedurat e mëtejme hetimore.

Lidhur me këtë, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news