“Kolazh” golash në klasiken botërore, Argjentina udhëheq 3-1 ndaj Brazilit

MatheusAlexis Mac Allister e ka çuar në 3-1 avantazhin e Argjentinës ndaj Brazilit, tetë minuta para se të mbyllej pjesa e parë.

Goli i Mac Allister që e çoi në 3-1 avantazhin e Argjentinës ndaj Brazilit

Këta të fundit me anë të Matheus Cunha e ngushtuan epërsinë në 2-1, në minutën e 27, pasi fillimisht Julian Alvarez e hapi “festivalin” e golave që në minutën e katërt, derisa nëntë sosh më vonë, Enzo Fernandez realizoi për 2-0, raporton Klankosova.tv

Ky duel titanësh është i vlefshëm për kualifikimet e kampinatit botëror të vitit 2026.

Argjentinasit e udhëheqin renditjen tabelare në këto eliminatore, ku deri tani kanë grumbulluar 28 pikë, ndërkaq brazilianët janë të pestit, në kuotën 21 pikëve.

The post “Kolazh” golash në klasiken botërore, Argjentina udhëheq 3-1 ndaj Brazilit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news