Komisioni i QKUK-së anulon konkursin për Oftalmologë (dokument)

Komisioni i Ankesave i Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka marrë vendim për anulimin e konkursit për katër Mjekë Specialistë Oftalmologë.

Kjo pasi ky komision ka konstatuar lëshime teknike në përpilimin e testit, raporton Klankosova.tv.

Vendimi është marrë të hënën më 9 mars, dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga televizioni Klan Kosova.

Një grup i specialistëve të rinj, patën një kërkesë për sa i përket procedurave të rekrutimit.

“Të karantinohet komisioni dhe nuk dalin pyetjet edhe të bëhet nga Fakulteti i Mjekësisë”, tha Besfort Dabiqaj, oftalmolog.

Ata besojnë se kjo qasje e re ngrit transparencën dhe është e realizueshme meqë ShSKUK dhe Fakulteti i Mjekësisë kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ndërkaq, një javë pasi Klan Kosova raportoi se është duke u përgatitur konkursi për punësimin e anesteziologëve të rinj, kjo u konfirmua nga ShSKUK në një përgjigje për televizionin.

Aktualisht, siç ka mësuar televizioni, janë mbi 20 anesteziologë pa punë.

Ky profil konsiderohet deficitar, me rol jetik e nacional. /Klankosova.tv

Latest news
Related news