Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një aksident në në rrugën “Besim Shala” në Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, ku një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për jetë.
Sinjali ka mësuar gjithashtu se njëri nga të aksidentuar dhe që është në në rrezik për jetë është Kushtrim Krasniqi, 30 vjeçar.
Derisa, për këtë rast për Sinjalin, ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, duke e konfirmuar se se ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë kanë pësuar lëndime trupore.
“Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij e aksidetit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë”, tha Bytyqi.
“Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë”, shtoi tutje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

