Mediumi “Kallxo.com” ka publikuar para disa ditëve një artikull, në të cilën zbulohet prapavija e investitorëve që fituan kontratën e Ministrisë së Bujqësisë për fabrikën e mbetjeve të kafshëve.
Aty thuhet se njëra nga kompanitë që ka fituar kontratë figuron e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi. Megjithatë, medium raporton se kompania amë e saj është në Beograd dhe se pronar është një shtetas i Serbisë.
Për këtë, gazetari Leonard Kërquki e sfidoi fort Pecin. Ai shfaqi në ekran kontratën e nënshkruar nga Peci, të cilin e pyeti se a i shikon paraprakisht dokumentet që i nënshkruan.
Pjesë nga debati Kërquki-Peci, transkriptuar nga Express:
Kërquki: A të flasim për këtë kontratë që është absolutisht prej skandaleve më të mëdha që është përfshi një ministër kosovar
Peci: Konstatimi yt për mua është skandal, qysh ti me lehtësi pe quan skandal
Kërquki: Tash publiku na vlerëson. Bëhet fjalë për një pronë publike që ju ka dhënë me qira një kompanie e cila pastaj del që pronarët diku i ka edhe serbë. E cila është shoqëru me plot shkelje….
Peci: Cili është serbi
Kërquki: E patën Kallxo.com, emrin
Peci: Ai nuk është serb
Kërquki: Selinë e ka në Beograd, për ju mundet me qenë i pranueshëm nëse ka naj religjion tjetër por ai selinë e ka ne Beograd
Peci: Nuk e kam trajtu në prizmin religjioz…
Kërquki: Ju ja keni dhanë tenderin një kompanie me pronar Naser Maloku, i cili i ka edhe disa aksionarë tjetër por që i del edhe një me seli në Beograd. Kontrata ka shkelje të shumta. Kompania që e ka fitu tenderin është themelu pesë ditë pasi është shpallë tenderi. Pesë ditë mbrapa është themelu kompania, ndërkohë në kritere thotë se duhet me pas 12-15 vjet përvojë në këtë lami. Shkelja e parë. Kompania është themelu pasi e keni shpall tenderin, kush ka vendos që me ja dhan dikujna tenderin kur kriteret kanë qenë të qarta, mi pas deri 12-15 përvojë në operim në këtë treg.
Peci: Qata që kanë vendos janë me emra e mbiemra, janë komisioni që e ka themelu Agjencia
Kërquki: Ju e keni nënshkru, janë inicialet tuaja
Peci: Nuk mundesh mi ikë përgjegjësisë institucionale… Nuk jam vlerësues i tenderit, vlerësues janë dikush tjetër.
Kërquki: A këqyrë ti para se me nënshkru diçka, unë jam drejtor në këtë TV ku jeni sonte, çdo gjë që nënshkruaj e shoh paraprakisht. Edhe pse përgjegjësia ime në dallim prej teje është si nata me ditë…
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

