Kori i Filharmonisë së Kosovës, mbrëmë mbajti koncert në Rahovec.
Nën drejtimin e Hajrullah Sylës, u interpretuan vepra nga kompozitorë vendorë dhe botërorë.
Në rolin e solistëve u prezantuan sopranot Kaltrina Miftari dhe Shkurte Hykaj, si dhe baritoni Endrit Rexhepi. Në disa vepra, kori u shoqërua nga Ansambli Harkor i Filharmonisë së Kosovës, me pianistët Andi Duraku dhe Lekë Salihu, si dhe perkusionistëve Patris Berisha dhe Meriton Zajmi.
The post Kori i Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert në Rahovec appeared first on Klan Kosova.



