Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin mbi 17 mijë.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se ky numër është më i vogël në krahasim me vitet e kaluara, por nuk është shenjë e përmirësimit ekonomik apo e mbështetjes shtetërore, por kryesisht pasojë e migrimit, njofton Klankosova.tv.
“Sivjet ka pasur një rënie të numrit të familjeve që marrin asistencë sociale, por jo sepse janë përmirësuar kushtet ekonomike, ose se ka pas përkrahje shtetërore, por sepse shumë prej tyre kanë migruar”, tha Ibrahimi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Sipas tij, ky trend nuk duhet parë si progres, por si një problem i thellë social dhe ekonomik që ka nxitur largimin e qytetarëve nga vendi./Klankosova.tv.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:
The post Kosova në prag të varfërisë ekstreme? Gati 18 mijë familje me asistencë sociale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



