Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin nuk janë në gjendje të mirë.
Sipas tij, Kosova po shkon deri në kufijtë e tolerancës së Bashkimit Evropian.
“Duke folur me disa njerëz nga Brukseli që rishtazi mbajtën takim vjetor në Vjenë të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme, dhe zyrtarët e Brukselit janë fort të shqetësuar. Ju mund ta vëreni që Kosova tani Kosova po i teston limitet e durimit të Bashkimit Evropian. Ju nuk mund të vazhdoni kështu përgjithmonë”, tha ish-përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën në Klan Kosova.
Ai gjithashtu u ndal te pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke pretenduar se qëndrimi i tyre është bërë edhe më i largët ndaj mundësisë së njohjes në krahasim me periudhën e mëparshme.
“Më lejoni të ju them diçka. Pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që janë vende mosnjohëse për Kosovën, dhe unë jam në kontakt konstant me zyrtarë me këto vende, dhe ata janë larguar më tutje për ta pranuar Kosovën sesa ishin para një viti, apo një viti e gjysmë. Kjo është shenjë e keqe për Kosovën”, u shpreh ai.
Diplomati shprehu mendimin se Kosova ka nevojë për një udhëheqës që, sipas tij, do të fokusohej më shumë në forcimin e mbështetjes ndërkombëtare për vendin dhe qytetarët e tij.
Petritsch shtoi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të largohet nga “tradita” sipas së cilës zgjedhja e presidentit i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve.
Ai gjithashtu theksoi se në Kosovë është shumë e rëndësishme që partitë politike të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
“Në të vërtetë është një ide e mirë që të mendohet jashtë kornizës, dhe jo në mënyrat tradicionale politike, që një parti, pra partia fituese e zgjedhjeve e ka të drejtën ta zgjedhë kandidatin për president. Unë mendoj që do të ishte një ide e mirë që të shikohej më tej, kjo që të shihej se kush mund të ishte personi i cili do të bashkonte dhe do të bënte diçka që është plotësisht e nevojshme në Kosovë, e kjo është që të bashkojë njerëzit dhe t’i bëjë partitë që të bashkëpunojnë”, u shpreh Petritsch.
Ambasadori shtoi se edhe dialogu Kosovë-Serbi mbetet një çështje ende e pazgjidhur, për të cilën sipas tij duhet të ketë përparim.
“Sepse armiku nuk është brenda vendit, dhe sfidat e juaja vinë nga jashtë Kosovës. E dini që çështja e dialogut është akoma e pazgjidhur. Para pak kohësh e kisha një takim me emisarin për dialog, Sorensen, dhe ai po bën një punë të shkëlqyer, por edhe ai është i mendimit që përderisa nuk ka një mënyrë të qartë, pra në pragmatizëm dhe përparim, atëherë gjërat tutje do të përkeqësohen”, u shpreh diplomati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



