Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot përfundon afati për aplikimin online të vëzhguesve dhe mediave që synojnë të monitorojnë zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe aktivitetet që zhvillohen pas ditës së votimit.
Sipas KQZ-së, të drejtë aplikimi kanë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare, institucionet qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se vëzhgimi i procesit zgjedhor mbetet një element kyç për garantimin e transparencës, integritetit dhe besueshmërisë së zgjedhjeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve.
KQZ ka njoftuar gjithashtu se edhe këtë vit do të organizojë një program të veçantë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër procesin zgjedhor, nga shpërndarja e materialeve zgjedhore e deri te numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve.
Vetëm personat e akredituar nga KQZ do të kenë të drejtë të vëzhgojnë procesin në vendvotime, Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



