Krasniqi në Klinë: Balotazhi, si ndeshje e kthimit në futboll (VIDEO)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, të enjten qëndroi në Klinë për t’i dhënë mbështetje kandidatit të tij për kryetar komune, Sokol Bashotës për balotazhin e 9 nëntorit.

Krasniqi u informua nga Bashota se veç objektit ku mbahet tubimi, ndërtoi edhe tjera projekte deri para 2017-ës, kur ishte vetë kryetar në këtë komunë, raporton Klan Kosova.

Shefi i PDK-së tha se klinasit duhet ta votojnë bashkëpartiakun e tij sepse ai e mban fjalën.

Krasniqi kërkoi angazhim maksimal të PDK-së dhe aktivistëve të saj në Klinë, por jo vetëm këtyre.

Kur ngjet skenën, pretendenti për kryetar falënderon një pjesë të strukturës së Vetëvendosjes lokale për përkrahjen.

Bashota u zotua se do të kryejë në afat rekord punët në infrastrukturën jetike për klinasit.

Për detajet e kësaj ngjarjeje, ndiqeni kronikën në vijim:

The post Krasniqi në Klinë: Balotazhi, si ndeshje e kthimit në futboll (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news